Lumir Abdixhiku: Nga vendi i tretë LDK-ja doli e para

Aktuale

Lumir Abdixhiku: Nga vendi i tretë LDK-ja doli e para

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 22:24
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar që në të gjitha parametrat matës LDK-ja ka dalë e para, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Abdixhiku ka thënë që ia kanë dalë që nga radhitja në vendin e tretë të kësaj partie në zgjedhjet e përgjithshme, të dalin të parët.

“225 mijë është kufiri më i lartë që votuesi i LDK-së mundet të grumbulloj në një vend dhe është rekord për LDK-në. Brenda një periudhe shumë të shkurtër prej tre muajsh kemi arritur të kthehemi prej partisë qe ka qenë e treta në zgjedhjet nacionale, të jemi të parët” ka thënë Abdixhiku.

Tutje përderisa ka folur për balotazhin në Prishtinë, ai ka thënë që kandidati Arban Abrashi ka profilin e një kandidati gjeneral andaj edhe koalicioni i vetëm i kësaj partie do të jetë me qytetarit.

“Ne do të shkojmë në koalicione me qytetarin, qofshin ata të PDK-së, AAK-së madje të VV-së. Nuk besoj që koalicionet do ti ndihmonin LDK-së tani për tani. Ne kemi arritur të dëshmojmë që LDK-ja, ka bo infrastrukturë e ka realizuar qëndrueshmërinë e këtij qyteti. E Arbani me një ekip tërësisht të ri do të vazhdoj me një vizion të ri për kryeqytetin” ka thënë Lumir Abdixhiku në një intervistë në Zona e Debatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat