Drejtuesit e Nismës në Skënderaj për ta përkrahur Bekim Jasharin

Aktuale

Drejtuesit e Nismës në Skënderaj për ta përkrahur Bekim Jasharin

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 14:08
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me ekipin e tij , kanë vizituar sot kandidatin e pavarur të Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me ekipin e tij , kanë vizituar sot kandidatin e pavarur të Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin.

Këtij të fundit, Limaj i ka ofruar mbështetje të plotë në garën për kryetar e po ashtu edhe përkrahje institucionale  pas zgjedhjes së tij në krye të Skenderajt. Ndërsa kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, u ka bërë ftesë qytetarëve që të votojnë për atë që mendojnë që do t’i përfaqësojë më së miri.

Limaj: Nisma i jap mbështetje  të plotë Bekim Jasharit

“Kandidatin e pavarur sot kemi ardhur me vizitu dhe me i dhënë mbështetje. Nuk paraqet as një grup politik, ose partiak . Bekim Jashari, e kaluara e tij, familja e tij janë mbi partinë dhe është fat edhe krenari për çdo qytetar të Komunës së Skenderajt që ka rastin me 22 tetor , fuqishëm ta mbështes këtë kandidaturë që besoj që e ka nderuar jo vetëm Skenderajn po ne gjithë ndihemi të nderuar me kandidaturën e tij. Unë i ftoj gjithë qytetarët e Skenderajt , gjithë që ditën e diell të dalin në mënyrë festive  që t’i japin mbështetjen, të shprehin mirënjohjen dhe respektin që ky djalë është i gatshëm të shërbej Komunës së tij me një kapacitet tjetër si drejtues i tyre. Krejt njerëzit të rijnë e të vjetër, jam i bindur që mishërohen dhe kapen rreth vizionit të Bekim Jasharit . Ky njeri përfaqëson jo vetëm Skenderajn , e kaluara e kësaj familje dhe vetë këtij djali përfaqëson çdo qytetarë të Kosovës “, tha Limaj.

Ndërsa, kandidatit i pavarur, Bekim Jashari, ka falënderuar përfaqësuesit e Nismës për vizitën dhe njëkohësisht ka ftuar qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar për ata që mendojnë që i përfaqësojnë më së miri.

Jashari: Qytetarët të dalin të votojnë atë që kanë dëshirë      

“Unë edhe brenda i falënderova, e falënderoj edhe këtu para juve për vizitën që ma kanë bërë , baci Jakup me Fatmirin me stafin e vet dhe mbështetjen që e kanë tregu qysh nga fillimi i këtij procesi , që sot e dëshmuan me vizitën e vet fizikisht. Unë vetëm dua me i përshëndet gjithë qytetarët me uru që të kemi , zgjedhje të qeta të lira . Dilni shfrytëzojeni të drejtën e juaj votoni këndë ju keni dëshirë që mendoni qe ka me ju përfaqësua më mirë nesër “, tha Jashari.

Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi Për ti uruar kandidaturën në Skenderaj i pranishëm ishte edhe Jakup Krasniqi, kryetar i këshillit nacional të Nismës për Kosovën, i cili tha se këtë herë qytetarët e Skenderajt kanë një kandidatë shumë të mirë dhe i ka ftuar qytetarët e Skenderajt të dalin dhe ta votojnë Jasharin.

Krasniqi: Qytetarët e Skenderajt këtë herë kanë një zgjedhje shumë të mirë

“Sot ishim te kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt .Ne si Nismë i uruam kandidaturën, dhe besojmë shumë që kësaj radhe qytetarët e Skenderajt , vërtet kanë çka zgjedhin  dhe duhet të dilni në mënyrë plebishitare për t’i dhënë votën kandidatit të pavarur Bekim Jashari. Por kam  besim se pushteti komunal në Skënderaj do të merr një kthesë të duhur dhe një kthesë që i duhet edhe komunës së Skenderajt pore mbi të gjitha edhe qytetarëve të Skenderajt “, tha Krasniqi.

Përfaqësues nga Nisma për Kosovën, i  uruan fitore dhe i ka ofruar edhe mbështetje institucionale pas marrjes së mandatit si kryetar, Bekim Jasharit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat