Ambasada amerikane deklarohet për shtyrjen e dekretimit të gjyqtarëve serbë në veri

Aktuale

Ambasada amerikane deklarohet për shtyrjen e dekretimit të gjyqtarëve serbë në veri

Nga: Bota sot Më: 17 tetor 2017 Në ora: 17:24
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Është shtyrë për një afat të pacaktuar dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nga pjesa veriore e Kosovës, i planifikuar të bëhet sot nga presidenti, Hashim Thaçi.

Përmes një komunikate për media Zyra e Presidentit të Kosovës njoftoi se Presidenti ishte i gatshëm të presë ardhjen dyzet e dy (42) gjyqtarëve dhe katërmbëdhjetë (14) prokurorëve nga komunitetet joshumicë në Republikën e Kosovës, të cilët, pas dekretimit, do të duhej t’i bashkohen sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial të Republikës së Kosovës, por që ata nuk kanë ardhur, pasi janë penguar nga Serbia.

Pas shtyrjes së dekretimit te tyre Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një komunikate për media ka thënë se mirëpresin përgatitjet dhe punën që është bërë për të mirëpitur gjyqtarët, përcjell Bota sot.

Më tej, në komuniaktë thuhet se kur të arrihet integrimi i tyre, sistemi gjyqësor do të shënojë kthesë të rëndësishme në avancimin e integrimit të komuniteteve në Kosovë dhe Dialogut për Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Mirëpresim përgatitjet dhe punën intenzive të kryer nga institucionet shtetërore të Kosovës (Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurial, etj.) dhe Bashkimit Europian për të mirëpritur gjyqtarët dhe prokurorët nga komunitetet tjera brenda sistemit gjyqësor të Kosovës. Posa të arrihet kjo, integrimi gjyqësor do të shënojë kthesë të rëndësishme në avancimin e integrimit të komuniteteve në Kosovë dhe Dialogut për Normalizimin e marrëdhënieve me Sërbinë. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë institucionet funksionale të Sundimit të Ligjit; i cili integrim do të shënoj një hap të rëndësishëm përpara. E kuptojmë që palët vazhdojnë të punojnë shumë për ta arritur inegrimin dhe i ftojmë palët të pajtohen për afatin kohorë, në të ardhmën më të afërt”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat