Reformat e Agjendës Evropiane prioritet për Grupin Parlamentar të LDK- së

Aktuale

Reformat e Agjendës Evropiane prioritet për Grupin Parlamentar të LDK- së

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:58
Apostolova ne takim me GP te LDK-se

Kryetari i Grupit Parlamentar te LDK- së Avdullah Hoti së bashku me deputet Vjosa Osmani në cilësinë e Kryetarës për Punë të Jashtme dhe Lumir Abduxhiku Kryetar i Komisionit per  Buxhet dhe Financa priten në takim Shefen e Zyrës së BE - së në Kosovë  Nataliya Postolova.

Gjatë këtij takimi  Hoti falenderoj  Apostolova për bashkëpunimin e deri tanishëm si dhe për përpjekjen e BE - së për të ndihmuar vendin në procesin e integrimit evropian dhe një kohësisht bëri të qartë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tej sa i për ketë Grupit Parlamentar të LDK- së.

Theks i veçant u vu në vazhdimin zbatimit të reformave të agjendës evropiane me ç’ rast Hoti tha “ Agjenda e Reformave Evropiane është proces i inicuar dhe i venë në jetë nga ana e Qeverisë Musatafa andaj ne si opozitë  do të jemi të përkushtuar që ky proces të vazhdoj të zbatohet nga ana e qeverise aktuale “

 Apostolova ne vazhdim informoj Hoti dhe deputet për prioritet e e BE- së për periudhën e ardhëshme si dhe ofroj mb?shtetje për deputet për zbatimin e  reformave të cilat burojnë nga MSA -ja dhe mekanzimat përkatës të saj.

 Hoti dhe deputetet Osmani dheAbdixhiku më tej informuan  Apostolova lidhur me prioritet e tyre si Kryetar të Komisioneve me rëndësi të veçantë siç është ai për Punë të Jashtme dhe ai për Buxhet dhe Financa.

“ Liberalizimi i Vizave dhe çështja e njohjës së Kosovës nga ana e pesë vendeve të BE - së do të jenë prioritete kyçe të Komisionit që unë drejtoj” tha Osmani dhe me këtë rast kërkoj nga ana e Zyrës së BE-së qartësimin e pozicionit të tyre lidhur me deklaratat e fundit lidhur me procesin e luftimit të korrupcionit dhe krimit të organizuar, si kriter peër liberalizimin e vizave.

Hoti duke u ndërlidhur me çështjen e ngritur nga ana e deputetes Osmani ngriti shqetësimin rreth deklaratave të fundit nga ana e BE- së lidhur me kthimin e kriterit të luftimit të korripsionit dhe krimit të organizuar duke theksuar se do të kërkojn nga ana e Qeverisë Haradinaj si dhe do të kujdesen që kriteret e vendosura nga ana e Qeverisë Mustafa sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar të vazhdojnë.

“ Sa i përket Komisionit për Buxhet dhe Financa më lejoni të ju informoj se sot do të mbahet takimi i këtij Komisioni ku pikë e rendit të ditës është edhe Rishqyrtimi i Buxhetit. Ashtu sikur për pikën e sotme edhe në përgjithësi sa i përket Buxhetit dhe Financave do të kujdesem që standardet e vendosura nga Qeveria e kaluar të vazhdojnë, me kujdes të veçantë do të shqyrtojmë  shpenzimet kapitale si dhe çështjen e Ligjit të Veteranëve por pa lënë anash Ligjin për Sigurimet Shëndetësore” tha Abdixhiku gjatë informimit për prioritetet e Komisionit për Buxhet dhe Financa të cilin e udhëheq ai.

Me tej  Apostolova  ngriti edhe çështjen e Dialogut me Serbinë me ç’rast z. Hoti paraqiti qëndrimin e Grupit Parlamentar të LDK- së se Dialogun me Serbinë në parim e mbështesin duke theksuar se i njejti duhet të udhehiqet nga ana e Qeverisë dhe raportimi ne Kuvend për këtë çështje duhet të jetë i rregullt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat