KMDLNJ: Në mungesë të marrëveshjes Kosovë-Serbi, pësojnë të privuarit nga liria

Aktuale

KMDLNJ: Në mungesë të marrëveshjes Kosovë-Serbi, pësojnë të privuarit nga liria

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:09
KMDLNJ

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut propozon që përmes palës së tretë të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për transferimin e të dënuarve në shtetet e tyre kurse ata që kanë vuajtur 2/3 e dënimit duhet të lirohen me automatizëm duke iu shqiptuar si masë sigurie ndalimi i hyrjes në këto shtete në afat 5-vjeçar.

Rast eklatant është e dënuara N. M., shtetase e Serbisë, e dënuar me 20 vjet burg e cila sipas KMDLNJ –së, nga aspekti i të drejtave të njeriut në përgjithësi e nga aspekti i të drejtave të personave të privuar nga liria në veçanti nuk do të duhej të qëndrojë në burg por duhet të dërgohet në trajtim të detyrueshëm në institucionin përkatës.

KMDLNJ konsideron se për rastet me probleme të pariparueshme shëndetësore ose ku kërkohet trajtim i veçantë, Kosova dhe Serbia do të vepronin në mënyrë reciproke kurse pala e tretë do të ishte garantuese për zbatimin e marrëveshjes.

“Deri atëherë, për shkak të injorancës politike do ta pësojnë të privuarit nga liria në burgjet e Serbisë që janë shtetas të Kosovës sikur edhe shtetasit e Serbisë që janë të burgosur në burgjet e Kosovës”, thuhet në komunikatë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat