Burjani: Serbia shtet grabitqar, nuk ka besim në të

Aktuale

Burjani: Serbia shtet grabitqar, nuk ka besim në të

Nga: H.O. Më: 15 tetor 2017 Në ora: 21:54
Njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” thotë se Serbia duhet të  heq dorë nga bllokimi i Kosovës dhe në fund të ketë një marrëveshje për njohje të rrethanave të reja, si dhe njohje të kufijëve në mes shteteve.

“Këto patjeteër se duhe të jenë rezultate përfundimtare, një tjetër çështje është pse ka shkuar shumë kadalë ky dialog dhe më shumë probleme. Serbia nuk do të pranoj ndryshime esenciale në raport me Kosovën, ajo pritet që të heq Kosovën nga Kushtetuta e saj se nuk pasqyron realitet të ri, dhe në fund të them se askush nuk beson se do të ketë një seriozitet nga Serbia se do të respektojë një normalitet me Kosovën”, thekson ai.

Burjani e quan Serbinë një shtet grabitqar, që nuk duhet të ketë besim as në të ardhmen në të.

“Serbia mbetet shtet grabitqar, shtet nacionalist dhe hegjomonist në Ballkan, nuk ka dhe nuk do të ketë besim edhe në të ardhmen në Serbinë e tillë jo demokratike dhe luftë nxitëse në rajon”, thotë Burjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat