Ky është vendimi i Gjykatës për sulmuesin e Vehbi Kajtazit

Aktuale

Ky është vendimi i Gjykatës për sulmuesin e Vehbi Kajtazit

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 19:56
Fitim Thaçi

Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim për personin që sulmoi fizikisht të premten gazetarin Vehbi Kajtazi.

Fitim Thaçi nga Llapushniku i Drenasit ishte dorëzuar mbrëmë në Polici pasi që ndaj tij është lëshuar një arrest ndërkombëtar sepse kamerat e sigurisë e kanë verifikuar se Thaçi ishte sulmuesi i Kajtazit.

Ai sot doli para gjyqtarit dhe ashtu siç edhe kërkoi prokurori atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Këtë e ka konfirmuar, avokati i Fitim Thaçit, Gazmend Halilaj.

“Klientit tim i janë shqiptuar 30 ditë paraburgim. Do të bëj ankesë ndaj këtij vendimi”, tha Halilaj.

 Ndryshe mediat kanë raportuar se Fitim Thaçi është I afërt me Milaim Zekën por edhe me figura të larta të shtetit duke u bazuar në disa fotografi të postuara nga ai në Facebook.

Vet Thaçi  dhe familja e tij kanë mohuar se ai ka pasur për qëllim ta sulmojnë gazetarin Kajtazi ndërkohë që ky I fundit ka thënë se sulmi ndaj tij është bërë se ka shkruar shkrime të shumta kundër njerëzve të politikës.

Dje gazetarët e Kosovës kanë protestuar kundër sulmeve fizike që kanë ndodhur ndaj Kajtazit por edhe gazetarëve tjerë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat