Nga Serbia, edhe një politikan tjetër po e përkrahë marrëveshjen e përhershme për paqe me Kosovën

Aktuale

Nga Serbia, edhe një politikan tjetër po e përkrahë marrëveshjen e përhershme për paqe me Kosovën

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 16:42
Ilustrim

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, edhe një herë e ka përkrahur publikisht një marrëveshje të përhershme të paqes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, dialogu me Kosovën është dhe duhet të mbetet një prioritet për qeverinë e Serbisë.

“Nuk ka përparim të vendit derisa Serbia të bëhet pjesë e BE-së. Duhet të bëhemi pjesë e NATO-s pasi është e vetmja mënyrë për të mbijetuar në këtë mjedis. Është i domosdoshme edhe hartimi i një marrëveshjeje të përhershme me Kosovën, e cila i jep mundësi paqes, që i nevojitet si Prishtinës ashtu edhe Beogradit”, tha Jovanoviq.

“Pa këto detyra dhe plane, qeveria do të mbahet mend që nuk është munduar asnjëherë për ta kuptuar realitetin”, shtoi ai.

Këto deklarime ai i bëri duke komentuar 100 ditëshin e qeverisë e cila po drejtohet nga kryeministrja, Ana Bërnabiq.

Sipas Jovanoviq, qeveria serbe nuk po merret me problemet thelbësore që i ka Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat