Këto janë lidhjet familjare të Fitim Thaçit me Milaim Zekën e Azem Sylën

Aktuale

Këto janë lidhjet familjare të Fitim Thaçit me Milaim Zekën e Azem Sylën

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 21:58
Fitim Thaqi me Zekën dhe Sylën

Sulmuesi i Vehbi Kajtazit është nip i familjes së Azem Sylës. I shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Kosovës, Fitim Thaqi, ka lidhje dhe miqësi me Milaim Zekën dhe Faton Ramadanin, për të cilët Insajderi raportoi për skemën e mashtrimit të 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani. Fitim Thaqi është shoqëruar me figura politike përfshirë Kadri Veselin. Ai është aktivist i Nismës për Kosovën që drejtohet nga Fatmir Limaj.

Sulmi kundër gazetarit Vehbi Kajtazi është kryer nga një familjar i deputetit Milaim Zeka dhe ish-deputetit Azem Syla.

Fitim Thaqi nga fshati Llapushnik është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare pasi të premten ka sulmuar fizkisht gazetarin Vehbi Kajtazi në qendër të Prishtinës.

Thaqi ka lidhje dhe miqësi me Milaim Zekën dhe Faton Ramadanin për të cilët Insajderi raportoi për skemën e mashtrimit të 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani. Halla e Milaim Zekës është e martuar për axhën e sulmuesit Fitim Thaqi.

Ndërkaq, Thaqi është nip i familjes së Azem Sylës, raporton Insajderi.

Ditën e sulmit, Fitim Thaqi ka qenë duke pirë kafe me Faton Ramadanin, Bekim Shytin dhe dy persona tjerë. Sulmi besohet se është organizuar nga Faton Ramadani dhe Milaim Zeka.

Një informator i ka treguar Policisë se më 4 tetor, nga ora 13 deri në 14 pasdite, Milaim Zeka, Faton Ramadani, Fitim Thaqi kanë diskutuar në restorantin Central për sulmin.

Prej korrikut të vitit të kaluar Milaim Zeka ka nisur një fushatë linçuese me gjuhë të urrejtjes kundër Insajderit dhe drejtuesve të këtij mediumi, Vehbi Kajtazi e Parim Olluri.

Fitim Thaqi, në një ndejë ku të pranishëm ishin (siç shihet në foto) edhe Adem Grabovci, Azem Syla dhe Kadri Veseli

Zeka ka linçuar Kajtazin e Ollurin si bashkëpunëtor të Serbisë dhe shërbimit sekret serb, duke përhapur kështu pohime të pavërteta që motivojnë sulme deri në likuidim fizik.

Sulmuesi Fitim Thaqi është shoqëruar me figura politike përfshirë Kadri Veselin.

Ai është aktivist i Nismës për Kosovën që drejtohet nga Fatmir Limaj. Deputet i kësaj partie është edhe Milaim Zeka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat