Nuk është Faton Ramadani, ky është sulmuesi i Vehbi Kajtazit

Aktuale

Nuk është Faton Ramadani, ky është sulmuesi i Vehbi Kajtazit

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 20:18
Vehbi Kajtazi

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të gjetur vendndodhjen e 30-vjeçarit Fitim Thaqi, i dyshuar për sulm ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Komunikata e policisë:

Referuar rastit të djeshem,  Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka identifikuar personin e dyshuar Fitim Thaqi, 30 vjeç, shtetas kosovar,  si të dyshuarin kryesor në rastin e sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Përkunder ftesave që policia i ka dërguar i njejti nuk është paraqitur në polici në përpjekje për t' iu shmangur arrestit policor. Ne po kërkojmë përkrahjen e  qytetarëve për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit,  andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me të dyshuarin dhe vendndodhjen e tij i lusim që informacionet e tilla t'ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tij.

Per cdo informacion na kontaktoni ne nr 192.

Te nderuar bashkelidhur keni fotografite e personit te dyshuar (ne kerkim) dhe te riperseritur Informacionin e djeshem.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat