Fushata vazhdon në ditën e njëzet e tretë

Aktuale

Fushata vazhdon në ditën e njëzet e tretë

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 07:20
Fushata

Subjektet politike po vazhdojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Fushata do të zgjasë një muaj dhe janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Në Ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Po ua sjellim edhe agjendën e aktiviteteve për të cilat është njoftuar deri tash.

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli viziton tregun me shumicë. (Ora 09:30)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Muharrem Sfarqa mban takim me përfaqësuesit e bizneseve. (Restoran "Berisha Palace" në Ferizaj, ora 11:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli mban konferencë. (Te soliterët në lagjen Ulpiana, ora 12:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi prezanton platformën për zhvillim ekonomik. ("Sheshi 21" në Prishtinë, ora 13:30)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do të marrë pjesë në tubimin elektoral në Kamenicë. (Shtëpia e Kulturës, Kamenicë, ora 14:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do të marrë pjesë në tubimin elektoral në Lipjan. (Salla e Sporteve, Lipjan, ora 16:30)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Hatim Baxhaku, mban takim me strukturat e LDK-së, ku merr pjesë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. (Hotel :Luxor" në Prizren, ora 17:00)

AAK mban tubim zgjedhor në Kamenicë. (Shtëpia e Kulturës, ora 17:00) 

AAK mban tubim me qytetarë në Cernicë të Gjilanit. (Shkolla fillore, ora 19:30) 

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli mban takim  me degën e katërt. (“Premium bar”, ora 20:00)

AAK mban tubim me qytetarë në Vërbicë të Gjilanit. (Shkolla fillore, ora 20:10)  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat