Ndërkombëtarët demantojnë presidentin: Nuk premtuan ‘favore’ në këmbim të Speciales

Aktuale

Ndërkombëtarët demantojnë presidentin: Nuk premtuan ‘favore’ në këmbim të Speciales

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 09:25
Bashkësia ndërkombëtare ka mohuar t’i ketë premtuar “favore” Kosovës në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale.

Zyrtarë të Ambasadës Amerikane, Britanike, Gjermane, Norvegjeze janë përgjigjur në pyetjet e zerit nëse i kanë premtuar Kosovës favore në këmbim të Gjykatës Speciale ashtu siç deklaroi ditë më parë presidenti Thaçi.

Bashkësia ndërkombëtare ka mohuar t’i ketë premtuar “favore” Kosovës në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale.

Ndonëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh deklaroi se Kosovës i ishte premtuar liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare…, ambasadat e huaja në Kosovë kanë thënë se nuk janë në dijeni për një gjë të tillë.

Por pavarësisht kësaj, ndërkombëtarët kanë thënë se mbështesin Kosovën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare e po ashtu edhe në çështjet e tjera që presidenti Thaçi përmendi ditë më parë.

E pavarësisht deklaratave “sulmuese” të Thaçit kundrejt Gjykatës Speciale, ata mbeten optimistë se kjo Gjykatë do ta vendosë drejtësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat