SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Aktuale

SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 18:04
Bedri Hamza dhe Larry McDonalds

Në vazhdën e takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington, ministri i Financave Bedri Hamza është takuar me ndihmës sekretarin e Thesarit Amerikan, Larry McDonalds, me të cilin ka biseduar për prioritetet e Qeverisë dhe hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për të përshpejtuar rritjen ekonomike.

Fokus të veçantë në takim ka qenë edhe adresimi në kohë optimale të projekteve prioritare të Qeverisë së Kosovës. Ndihmës sekretari McDonalds shprehu gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës. 

McDonalds dhe ministri Hamza u pajtuan që të vazhdojë mbështetja e mëtejme nga ana e Thesarit Amerikan për zhvillim të mëtutjeshëm të Ministrisë së Financave, me fokus të veçantë në departamente të buxhetit dhe thesarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat