Kroacia do të mbështesë sistemin e drejtësisë në Kosovë

Aktuale

Kroacia do të mbështesë sistemin e drejtësisë në Kosovë

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 16:48
Pamje nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Prishtinë, Maria Kapitanoviq, të cilën e njoftoi me prioritet, sfidat dhe të arriturat e sistemit të drejtësisë në vend.

Tahiri shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mbi bazat e reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, duke synuar që ky bashkëpunim të thellohet jo vetëm në fushën e sundimit të ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Ambasadorja Kapitanoviq ka vlerësuar lart progresin e arritur në vend, sidomos hapat  e ndërmarr në sistemin e drejtësisë, veçanërisht rishikimin e legjislacionit penal.

Në fund, ambasadorja Kapitanoviq shprehu gatishmërinë e qeverisë kroate për të mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në avancimin e mëtutjeshëm të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat