Eksperti i sigurisë flet për paradën e LGBTI-së: Mos hedhni benzinë në zjarr

Aktuale

Eksperti i sigurisë flet për paradën e LGBTI-së: Mos hedhni benzinë në zjarr

Nga: B.S Më: 10 tetor 2017 Në ora: 15:45
Fadil Kajtazi

Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë, përmes një postimi në facebook, ka komentuar paradën e LGBT-së të mbajtur sot në Prishtinë.

“Në psikologjinë tonë i bie se të drejtë paradash kanë hajnat, vrasësit, narkomanët, me qëllim të afirmimit të zanateve të tyre.  Në anën tjetër, të manifestosh, të afirmosh, të glorifikosh aktet perverse në një territor me burim potencial të shfaqjes së radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm fetar, i bije sikur të hedhësh benzinë në zjarr. Kujt i konvenon ky zjarr nuk është lehët të dihet; popullit të Kosovës më së paku”, ka shkruar Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Pavarësisht së çfarë ka bërë dikush me trupin e tij, ne si shqiptar, në traditën tonë asnjëherë, askujt nuk i kemi ndërhyrë në jetën e tij private. Kemi pas raste kur një Gjorgje Martineviq, me 1 maj 1985, në prapanicën e tij kishte futur një shishe të ujit mineral “Radensaka me katër zemra” dhe ne nuk na kishte penguar. “Është puna e tij çka ai futë në prapanicën e vet”, kishte thënë populli, “me dashtë edhe bumen e fut, është e tija”. Por, si popull na kishte penguar fakti i glorifikimit te kësaj pune, e cila në psikologjinë shqiptare ka konotacione negative, jo akti, por glorifikimi i perversietit. Në psikologjinë tonë i bie se të drejtë paradash kanë hajnat, vrasësit, narkomanët, me qëllim të afirmimit të zanateve të tyre. 

Në anën tjetër, të manifestosh, të afirmosh, të glorifikosh aktet perverse në një territor me burim potencial të shfaqjes së radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm fetar, i bije sikur të hedhësh benzinë në zjarr. Kujt i konvenon ky zjarr nuk është lehët të dihet; popullit të Kosovës më së paku!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat