Sindikalistët e PTK-së i ankohen Haradinajt për gjendjen e keqe në Telekom

Aktuale

Sindikalistët e PTK-së i ankohen Haradinajt për gjendjen e keqe në Telekom

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 12:44
Pamje nga takimi

Sindikalistët e PTK-së gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj janë ankuar se Telekomi dhe Posta e Kosovës janë në gjendje shumë të keqe.

Haradinaj u tha atyre se nuk do të lë që të mbahen peng temat.

“Duam ta ngjallim Kosovën dhe sektorin e postë-telekomit. Ky takim me ju më ndihmon të shoh problemet edhe nga prizmi juaj. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, që ta rikthejmë këtë kompani në këmbë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Po sot Haradinaj ka pritur edhe sindikalistët e KEK-ut, të udhëhequr nga Rafet Osmani, kryetar dhe nënkryetarët Muharrem Gashi e Nexhmi Llumnica.

Sindikalistët e informuan kryeministrin se KEK-u si njëra nga kompanitë më stabile dhe fitimprurëse në vend nga keqmenaxhimi është sjellë në situatë të rëndë ngase investitorët po tërhiqen sepse nuk ka stabilitet të prodhimit të energjisë elektrike. 

Në takim u fol për mihjet, gjendjen e Termocentralit A dhe B, për mënyrën se si do të mund të përmirësohet gjendja e punëtorëve dhe funksionimi më i mirë i KEK-ut si tërësi.

Kryeministri tha se sindikalistët duhet të ofrojnë plane dhe afate kohore, në mënyrë që kërkesat e tyre të ligjshme të realizohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat