Mustafa: Ditë e ftohtë por e ngjeshur, kënaqësi të takosh njerëz të ideve dhe vizionit unik për Kosovën

Aktuale

Mustafa: Ditë e ftohtë por e ngjeshur, kënaqësi të takosh njerëz të ideve dhe vizionit unik për Kosovën

Nga: B.S Më: 7 tetor 2017 Në ora: 08:50
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka shpalosur agjendën për ditën e sotme, që thotë se është një ditë e ftohtë por e ngjeshur me fushatë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se është kënaqësi që takon njerëz të ndryshëm, të ideve dhe vizionit unik për Kosovën, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Sot, një ditë e ftohët por e ngjeshur. Në ora 9:00 do të takoj kandidatin për kryetar të Prishtinës dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës; në ora 11:00, në Pejë do të takoj, në tryezën për zhvillimin ekonomik lokal, kandidatët për kryetarë të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Junik dhe bizneset e këtij regjioni; në ora 13:00, udhëheqjen e LDK-së në Istog, në 14:00, udhëheqjen e LDK-së në Klinë, në 15:00, udhëheqjen e LDK-së në Malishevë. Do të marr pjesë në Dragash në ora 17:00 në tubimin e madh të fushatës zgjedhore; në ora 19:00 në Krushë të Madhe në tubim me qytetarë dhe simpatizantë të LDK-së dhe n? 20:30, në tubimin e të rinjve të Ratkocit të Rahovecit.
Agjendë e ngjeshur por është kënaqësi të takohesh me gra dhe burra, të rinj dhe të reja; njerëz të ideve dhe vizionit unik për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat