Pavarësisht kërkesës, Serbia e di që shtetet e BE-së nuk e tërheqin njohjen e Kosovës

Aktuale

Pavarësisht kërkesës, Serbia e di që shtetet e BE-së nuk e tërheqin njohjen e Kosovës

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 10:17
Ilustrim

Serbia ka paralajmëruar se është duke e përgatitur një letër të cilën do t’ua dërgojë 22 vendeve të BE-së nga të cilat do të kërkojë të rishikojnë njohjen e Kosovës.

Mirëpo pavarësisht kësaj, zyrtarët serbë thonë se nuk besojnë që ndërkombëtarët do të pranojnë këtë “gabim”. Drejtori i qendrës për politikë të jashtme, Alexandra Joksimoviq, ka thënë se nuk pret ndonjë deklaratë pozitive nga Komisioni Evropian e që do të ishte në favor të serbëve, shkruajnë mediet serbe.

Sipas saj, organizatat ndërkombëtare apo edhe shtetet kur vendosin të njohin një shtet, është shumë vështirë të kthehen prej fillimit në procese të tilla, veçanërisht në kontekstin ndërkombëtar.

Ndërsa Nenad Popoviq, president i SNP, thotë se me njohjen e Kosovës është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe ligjet. Sipas tij, zyrtarët në Bruksel duhet të deklarojnë nëse e drejta ndërkombëtare duhet të aplikohet për të gjithë njësoj apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat