Deputeti e gjuan Drecunin me flamurin e Kosovës

Aktuale

Deputeti e gjuan Drecunin me flamurin e Kosovës

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 17:16
Milovan Drecun

Në seancën e sotme në Parlamentin e Serbisë, deputetët e opozitës kanë shprehur kundërshtimet e tyre në lidhje me Listën Serbe, se pse kjo parti ka hyrë në koalicion me, siç e quajtën ata, një kriminel lufte si Ramush Haradinaj.

Milijan Damajnoviq nga Partia Radikale Serbe, ia ka gjuajtur flamurin e Kosovës, Milovan Drecun, i cili është Kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën, duke i thënë që t’ia dërgoj drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq.

Drecun i ka dhënë një paralajmërim Damajnoviq, pas të cili ky i fundit e quajti Drecun hipokrit ngaqë i ka dhënë mbështetje qeverisë Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat