Lumezi takim me Ministrin e Drejtësisë dhe Drejtorin e Policisë

Aktuale

Lumezi takim me Ministrin e Drejtësisë dhe Drejtorin e Policisë

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 15:30
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me delegacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me delegacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, që po kryesohet nga prokurori i Përgjithshëm, Mehmet Akarca, që në Kosovë po qëndrojë me ftesë të kryeprokurorit Lumezi, sot kanë vizituar Ministrinë e Drejtësisë dhe Policinë e Kosovës.

Ky delegacion po shoqërohet edhe nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë.

Në vizitën e bërë në Ministrinë e Drejtësisë, delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, është pritur në takim nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me të cilin kanë biseduar për format e bashkëpunimit të sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe atij të Turqisë.

Ndërsa, në vizitën e bërë në Policinë e Kosovës, delegacioni turk është pritur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ku kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve.

Delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë gjatë ditës do të vizitojë edhe Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat