Kryeministri malazez i reagon Haradinajt: Për demarkacionin më nuk do të bisedohet, qoftë edhe për një centimetër

Aktuale

Kryeministri malazez i reagon Haradinajt: Për demarkacionin më nuk do të bisedohet, qoftë edhe për një centimetër

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 23:54
Kryeministri i këtij shteti, Dushko Markoviq

Në lidhje me demarkacionin, për Kosovën vjen një porosi nga Mali i Zi. Kryeministri i këtij shteti, Dushko Markoviq, e ka porositur homologun e tij nga Kosova, Ramush Haradinajn, që të jetë më i përgjegjshëm në raport me këtë proces.

Deklarata e fundit e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi e bërë në Uashington se demarkacioni i kufirit me Malin e zi për SHB-atë është çështje e mbyllur, këtu në Podgoricë vlerësohet si një hap drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes se kufirit ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri i malit e zi, Dushko Markoviq, ka një porosi për qeverinë e Kosovës.

“Dua të porosis qeverinë e Kosovës, kryeministrin e ri që të jenë të përgjegjshëm ndaj kësaj çështje, sidomos të përgjegjshëm ndaj malit të Zi si shtet mik. Vend i cili ka mbështetur Kosovën dhe i ka mirëkuptuar rrethanat atje, por që për këtë çështje nuk mund të ketë negociata, pa marrë parasysh vendimeve që ata kanë marrë”.

Mali i Zi, sipas Markoviqit, e ka kryer punën e vet sa i përket demarkacionit.

“Çështja e ratifikimit të marrëveshjes është në kompetencë te institucioneve të Kosovës, shpresoj që rreth saj të sillen me përgjegjësi. I kuptoj rrethanat në Kosovë por Podgorica ka bërë të gjithën që është pjesë e saj dhe se për këtë çështje më nuk do të bisedohet, qoftë edhe për një centimetër”, ka thënë Markoviq në një intervistë për Radiotelevizionin e Malit të Zi.

Kosova dhe Mali i zi ende nuk e kanë përcaktuar vijën kufitare edhe pse marrëveshja mes dy shteteve është arritur tashmë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat