Molliqaj kërkon nga qeveria veprime të menjëhershme për të zbardhur rastin e Deharit

Aktuale

Molliqaj kërkon nga qeveria veprime të menjëhershme për të zbardhur rastin e Deharit

Nga: Bota sot Më: 3 tetor 2017 Në ora: 10:39
Deputeti i Lëvizjes vetëvendosje, Daradan Molliqaj

Deputeti i Lëvizjes vetëvendosje, Daradan Molliqa,j ka kërkuar nga qeveria aktuale të ndërmarrë veprime të menjëhershme për zbardhjen e rastit të Astrit Dehari, i cili vdiq në paraburgim.

“Pres nga kjo qeveria që brenda një jave të vij një komision ndërkombëtar për të hetuar rastin e Astrit Deharit”, tha Molliqaj.

Ai tha se përkundër faktit që Kuvendi i Republikës ka marrë nje vendim që të ketë një hulumtim të jashtëm, qeveria e kaluar nuk e përdori një vendim të Kuvendit.

Ai tha arrestimi i aktivistëve të VV-së për sulmin ndaj Kuvendit është i montuar politikisht, dhe sipas tij edhe të dhënat e forenzikës e tregojnë se të akuzuarit nuk kanë qenë të përfshirë në këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat