LDK-ja në takim me FMN

Aktuale

LDK-ja në takim me FMN

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 10:10
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së z. Avdullah Hoti së bashku me z. Lumir Abdixhiku –Kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa dhe z. Naser Osmani anëtar, ka pritur sot në takim, delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga z. Jacques Miniane

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së  Avdullah Hoti së bashku me  Lumir Abdixhiku –Kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa dhe  Naser Osmani anëtar, ka pritur sot në takim, delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga z. Jacques Miniane.

Gjatë takimit Hoti, informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike dhe politike ne vend. Po ashtu temë bisede ishte edhe  Rishikimi i Buxhetit drafti i te cilit sapo ka artitur ne Kuvend. Hoti me këtë rast siguroi Miniane se si Grup Parlamentar do të kujdesën për stabilitetin financiar të Kosovës, si dhe për reformën e domosdoshme në Ligjin për Veteranet e Luftës së UÇK- së  dhe skemat sociale. 

Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë, Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e  Hoti së bashku me anëtaret e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK- së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike ne vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtar siç është Fondi Monetar Nderkombëtar.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat