Heldt: Kosova është Evropë dhe do të jetë pjesë e Unionit

Aktuale

Heldt: Kosova është Evropë dhe do të jetë pjesë e Unionit

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 19:18
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka deklaruar se pas një bllokade politike, shpreson që dialogu konstruktiv politik do të vazhdojë dhe do t’i mundësojë Kosovës të përparojë në rrugën e saj drejt prosperimit dhe integrimit euro-atlantik.

Këto komente ambasadori Christian Heldt i bëri me rastin e pritjes për shënimin e përvjetorit të 27 të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ku tha se

Sipas saj, nesër do të bëhen 27 vjet që kur Gjermania është bashkuar në mënyrë paqësore. Është ky një përvjetor ngazëllyes, të cilin duam ta festojmë me miqtë dhe partnerët tanë këtu. Bashkëshortja ime dhe unë jemi vërtetë të nderuar dhe të lumtur që aq shumë nga ju e keni pranuar ftesën tonë sonte.

Heldt tha se festimi i ditës së tyre kombëtare është po ashtu një rast i mirë për t’u tërhequr paksa nga rutina ditore, të cilën e ndajmë me ju dhe për të reflektuar mbi situatat tona në kuptim më të gjerë. Derisa ne, gjermanët kemi një histori të gjatë, në trajtën e tashme ne jemi një shtet i ri me vetëm 27 vjet. Këto vjet nuk kanë qenë pa sfida.

“Kosova është gjithashtu një shtet i ri. Vitin e ardhshëm kosovarët do të festojnë 10-vjetorin e pavarsisë së tyre. Konteksti i pavarësisë së Kosovës është unik dhe nuk mund të krahasohet me ribashkimin e Gjermanisë. Lufta në Kosovë që ka ndodhur vetëm para 18 vjetësh ka shkatërruar shumëçka që është dashur dhe ende duhet të rindërtohet. Ka ende plagë që duhen shëruar në nivel kombëtar dhe rajonal. Unë kam ardhur në Kosovë vetëm para dy javësh, por kam dëgjuar nga aq shumë njerëz për arritjet e jashtëzakonshme që janë bërë nga viti 1999 dhe nga viti 2008. Shumë njerëz në Kosovë kanë punuar dhe po punojnë me zell për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, të vendosur mbi themelet e pavarësisë së re. Megjithatë ka ende sfida të mëdha me të cilat duhet ballafaquar. Siq e ka përmendur Kancelarja Federale Merkel në telegramin e saj të urimit drejtuar Kryeministrit Haradinaj për zgjedhjen e tij, Gjermani a mbetet përkrah Kosovës. Ne duam t’ju ndihmojmë në ndërtimin dhe konsolidimin e sundimit të ligjit gjithandej në Kosovë, t’ju shoqërojmë në luftimin e korrupcionit, të nxisim zhvillimin ekonomik, si dhe t’ju mbështesim në një dialog të balansuar me Serbinë. Nga përvoja jonë në Gjermani unë besoj se konsensusi nacional dhe vullneti për të bërë kompromise mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve fundamentale. Pas një bllokade politike, unë sinqerisht shpresoj që dialogu konstruktiv politik do të vazhdojë dhe do t’i mundësojë Kosovës të përparojë në rrugën e saj drejt prosperimit dhe integrimit euro-atlantik.Europa ka qenë shpëtimi i Gjermanisë pas shekujve të ndarjeve me fqinjët tanë. Pa pajtimin shembullor në mes të Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, ne nuk do të ishim aty, ku jemi sot. Kjo kërkoi burrështetas të guximshëm me lidership politik dhe kurajo për të kapërcyer klishetë e gjen eratave të kaluara. Deri në ditët e sotme ne jemi dëshmitarë që edhe një shtet i fuqishëm, siq konsiderohet Gjermania, vetë do të ishte vetëm një pikë në oqeanin e globalizimit. Europa është shpresë, është një e mirë e përgjithshme, realitet dhe e ardhme, veçanërisht për gjeneratat tona të reja. Dhe Kosova është Europë dhe do të jetë pjesë e Unionit. Ne po ju presim”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se sikur Gjermania në të kaluarën, as Kosova nuk do të mbetet vetë, pasi Gjermania në mënyrë bilaterale dhe brenda Bashkimit Europian do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në rrugën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat