Komisioni Evropian: Kosova dhe Katalonia nuk mund të krahasohen

Aktuale

Komisioni Evropian: Kosova dhe Katalonia nuk mund të krahasohen

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 14:37
Margaritis Shinas

Komisioni Evropian ka reaguar ndaj referendumit për pavarësinë e Katalonisë.

Zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas ka theksuar se Katalonia dhe Kosova janë raste të ndryshme dhe si të tilla nuk mund të krahasohen.

“Kur ishte në pyetje njohja e Kosovës, ishte një kontekst shumë specifik. Ky qëndrim u miratua nga deklarata e ndryshme të OKB-së dhe bashkësia ndërkombëtare. Konteksti ishte shumë i veçantë, me arsye të veçanta”, tha Shinas.

Tutje nga një referendumi i mbajtur dje në Kataloni, pas përleshjeve me policinë u lënduan mbi 900 persona.

Serbët e kanë kritikuar këtë referendum, duke e krahasur rastin e Katalonisë me Kosovën.

Pikërisht edhe një nga arsyet pse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, është rasti me Katalunasit.

Qeveria katalunase mbrëmë pas referendumit deklaroi se ata e kanë fituar të drejtën për shtetësi, dhe do të vazhdojnë tutje me procedurat në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat