Tërheqja nga anëtarësimi në Interpol, kërkesë e Serbisë për Qeverinë?

Aktuale

Tërheqja nga anëtarësimi në Interpol, kërkesë e Serbisë për Qeverinë?

Nga: B.S Më: 27 shtator 2017 Në ora: 20:45
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka hequr dorë nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Kjo nuk kaloi pa reagime, derisa drejtori i Institutit GAP, Agron Demi mendon se kjo tërheqje ka mundësi të ketë qenë kërkesë e Serbisë për mbështetjen e koalicionit qeverisës, përcjell Bota sot.

“Tërheqja nga procesi i anëtarësimit në Interpol do të mund të ishte një nga kushtëzimet e Serbisë për mbështetjen e koalicionit qeverisës (nëse veç s'ka qenë një ndër kërkesat?)”, ka shkruar Demi në llogarinë e tij në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat