Washington Post: Haradinaj s'ka ide për demarkacionin me Malin e Zi

Aktuale

Washington Post: Haradinaj s'ka ide për demarkacionin me Malin e Zi

Nga: Bota sot Më: 27 shtator 2017 Në ora: 13:48
Ramush Haradinaj

Gazeta amerikane The Washington post shkruan sot se kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk  ka caktuar kohë të qartë në lidhje me planet e qeverisë së tij për të zgjidhur çështjen e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Po ashtu ky medium cek deklaratën e Ramush Haradinaj në Tiranë, i cili tha se do të flas me Malin e Zi kur do të ketë të gjeturat e qarta lidhur më këtë çështje.

Marrëveshja për demarkacionin  u nënshkrua në vitin 2015, por nuk ka gëzuar mbështetje të mjaftueshme parlamentare nga opozita e mëparshme, në të cilën partia e Haradinajt ishte anëtare, transmeton "Bota sot".

Bashkimi Evropian këmbëngul se Kosova duhet së pari të miratojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit para se qytetarët e saj të gëzojnë udhëtimin pa viza brenda zonës Shengen./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat