Rama: Kufiri simetrik në doganën Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Rama: Kufiri simetrik në doganën Kosovë-Shqipëri

Nga: Arben Sylejmani Më: 27 shtator 2017 Në ora: 11:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Ramush Haradinaj tha se do të punohet që më Kosovën të vendoset një kufi i ngjashëm me kufijtë e shteteve të Bashkimit Evropian.

“Do të shembim murin me një kufi simetrik në ngjashmëri me kufijtë e vendeve të bashkimit evropian. Natyrisht nuk do të hiqen kontrollet, por ato do të jenë aq të rralla, siç ndodh në kufijtë ë vendeve të Bashkimit Evropian”, tha Rama.

Ai më tej tha se në takimin e dy qeverive do të fokusohen në ato fusha që po krijojnë barriera në mes të vendeve.

“Nga takimi i sotëm jam shpresëplotë për një takim të domosdoshëm të dy qeverive tona. Nuk ka dyshim se hapat e ndërmarr në kuadër të rrëzimit të barrierave që vazhdojnë të pengojnë integrimin e plotë të dy shteteve tona në një proces lehtësimi të marrëdhënieve të gjitha natyrave përbejnë një premisë, por jo ende jo një platforme zgjidhjes”, shtoi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat