Hoxhaj: Pa njohje të ndërsjellët Kosovë- Serbi, nuk ka integrim të shteteve të Ballkanit në BE

Aktuale

Hoxhaj: Pa njohje të ndërsjellët Kosovë- Serbi, nuk ka integrim të shteteve të Ballkanit në BE

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 19:04
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se gjatë një samiti që po mbahet në Salzburg të Austrisë, ai ka theksuar se pa njohjen e ndërsjellët Kosovë-Serbi nuk do të ketë integrim të plotë të shteteve të Ballkanit në BE.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se në Samitin “Gjenerata e re e shteteve anëtare të BE-së” ka adresuar tri sdidat historike të ecjes përpara të shteteve të Ballkanit në BE.

“Po qëndroj në Salzburg të Austrisë për të marrë pjesë në Samitin “Gjenerata e re e shteteve anëtare të BE-së”, me fokus në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat në procesin e anëtarësimit në BE. Në panelin me të njëjtën temë theksova se pa adresimin e tri sfidave historike, sikurse është njohja e ndërsjellët Kosovë-Serbi, çështja e emrit të Maqedonisë, si dhe forcimi i një shteti funksional të Bosnje e Hercegovinës nuk mund të ketë ecje përpara dhe integrim të plotë të shteteve të Ballkanit në BE”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat