Gecaj ironizon Haradinajn: A janë tash mediat apo Haradinaj që nuk po kuptojnë anglisht?

Aktuale

Gecaj ironizon Haradinajn: A janë tash mediat apo Haradinaj që nuk po kuptojnë anglisht?

Nga: A.M. Më: 21 shtator 2017 Në ora: 19:48
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka ironizuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn i cili ditë më parë pati kritikuar gazetarët për mos njohje të gjuhës angleze.

Haradinaj gjatë hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të AAK-së ka thënë se liberalizimi i vizave nuk varet nga demarkacioni, ndërsa shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova ka porositur sot që të kryhet çështja e Demarkacionit, pasi pa këtë të fundit nuk mund të ketë viza.

Postimi i plotë:

A JANË TASH MEDIAT APO HARADINAJ QË NUK PO KUPTOJNË ANGLISHT?

Haradinaj: Liberalizimi i vizave nuk varet nga demarkacioni

Apostolova: Demarkacioni është problem i juaji, s’ka viza me korrupsion dhe pa demarkacion

Gecaj ironizon Haradinaj:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat