Ambasada amerikan i dhuron QKUK 38 shtretër

Aktuale

Ambasada amerikan i dhuron QKUK 38 shtretër

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:53
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili

Zyra për mbrojtje dhe bashkëpunim, e cila vepron në kuadër të Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, ka bërë sot dorëzim-pranimin e 38 shtretërve me inventarë mbështetës për njësitë intensive në katër klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se përmes këtyre donacioneve asnjëherë nuk është lënë anash QKUK dhe zyrtarët e Ambasadës së Amerikës janë në dijeni për problemet që i ka shëndetësia dhe vazhdimisht ndihmojnë, ku donacionet kanë qenë milionëshe.

Ai rikujtoi renovimin e mëhershëm nga klinikat e kirurgjisë, ku vlera kalojnë mbi 2 milionë dollarë investime në infrastruktura dhe aparaturë, e po ashtu në edukim të stafit.     

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, rikujtoi se sektori i shëndetësisë ka nevojë për një përmirësim dhe këto ndihma do të jenë të mirëseardhura.  

Ndërsa, Collen Hyland, zëvendës shefe e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha se këta shtretër bashkëkohorë të dhuruar nga SHBA-ja, do t’iu mundësojnë pacientëve rehati më të madhe dhe do të mundësojnë cilësi më të mirë të kujdesit të përgjithshëm.

Duke treguar vlerën e donacionit, ajo shpjegoi se ky donacion kap vlerën 60.000 dollarëve dhe është financuar nga programi për ndihmë humanitare i Komandës së forcave amerikane në Evropë, por përpjekjet megjithatë janë  nxitur nga ana e Zyrës për bashkëpunim të mbrojtjes.

Zëvendës shefja e Misionit të SHBA-ve për Kosovën, sqaroi se projekti i fundit i përkrahjes në një varg të gjatë të projekteve të përkrahjes gjithsej vlerësohen se kanë vlerën e 2.5 milionë dollarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat