Milaim Zeka “proteston” ndaj zyrës së Kryeministrit

Aktuale

Milaim Zeka “proteston” ndaj zyrës së Kryeministrit

Nga: Bota sot Më: 20 shtator 2017 Në ora: 11:50
Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Milaim Zeka

Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, e ka quajtur banale kërkesën e zyrtarëve pranë kryeministrisë që të blejnë telefona me vlerë prej 8000 eurove.

Zeka përmes një statusi në Facebook, ka thënë se kjo kërkesë është bërë në kohën kur pacientët vuajnë nëpër spitale, qoftë edhe për një gjilpër.

Deputeti Zeka, ka pyetur se ku gjenden telefonat dhe laptopët që janë blerë nga Kryeministrat e kaluar, gjersa ka shtuar se arsyetimi i zyrës së Kryeministrit është edhe më tepër banal.

Postimi i plotë:

Kerkese banale, arrsyetim hala ma banal nga Zyra e Kryeministrit

Ashte ba nje kerkese nga zyrtare prane kryeministrise, qe te blehen telefona me vlere 8000 euro, ne kohen kur pacientet po vuajne neper spitale, qofte per nje xhilper.

Tani me thoni diçka: ku jane telefonat dhe laptopat e blere nga ish kryeministrat e kaluar?! A duhet qe bashke me detyren, te dorezohen edhe telefonat, edhe laptopat?! Nese jo, pse nuk merren edhe mobilet neper shtepi e banesa private?!

Atrsyetimi nga zyra e Kryeministrit, "se rrogat nuk na dalin me ble telefona" ashte teper banal, dhe shume qesharak perpara kesaj varferie extreme...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat