Havolli: Mustafa shkarkoi dy ministra serbë, Haradinaj nuk mundet një

Aktuale

Havolli: Mustafa shkarkoi dy ministra serbë, Haradinaj nuk mundet një

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 00:09
Sokol Havolli

Anëtari i LDK-së, Sokol Havolli ka thënë se Qeveria Haradinaj është e brishtë.

“Nga Qeveria Mustafa, janë shkarkuar dy ministra serbë, Jabllanoviq dhe Mariq dhe në asnjë situatë nuk është rrezikuar funksionimi i qeverisë në kontekst të numrave”.

“Kurse tash kemi ministrin Rikalo është vështirë të shkarkohet”, ka thënë ai.

“Ka pas raste edhe kur ju është tërhequr vërejtje ministrave nga cila do parti. Sot do ta kishim të shkarkuar edhe ministrin Rikalo por nuk guxojnë pasi që nuk kanë numra”, ka deklaruar ai.

Më tej ai ka thënë se Mustafa është duke funksionuar normalisht edhe pas largimit nga qeveria, të cilën ai e ka quajtur funksionim të demokracisë.

“Kryetari i LDK-së dhe gjithë LDK e kupton funksionimin e demokracisë, rregull që ua ka mësuar LDK edhe partive të tjera”, ka pohuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat