Kosova dhe Turqia pajtohen për zgjerim të bashkëpunimit

Aktuale

Kosova dhe Turqia pajtohen për zgjerim të bashkëpunimit

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 15:03
Abelard Tahiri me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka pritur në takim njohës Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Kiliç fillimisht përgëzoi Ministrin Tahiri për detyrën e re dhe njëherit rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të Turqisë edhe në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi Ministri Tahiri falënderoi Ambasadoren Kiliç për mbështetjen e ofruar në emër të shtetit të saj dhe njëherit e njoftoi Ambasadoren Kiliç me prioritetet dhe hapat të cilat do të ndërmerr si Ministër i Drejtësisë gjatë mandatit të tij.

Në fund të takimit të dyja palët u pajtuan për zgjerim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat