McAllister: Serbia varet prej Kosovës

Aktuale

McAllister: Serbia varet prej Kosovës

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 10:06
David McAllister

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister tha se negociatat për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian kërkojnë lëvizje të vazhdueshme drejt marrëdhënieve më të mira me Kosovën.

Sipas tij,  ky proces duhet gradualisht të çojë në normalizimin e marrëdhënieve midis të dyja palëve, me të dyja palët që të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të përmbushin përgjegjësitë.

“Normalizimi i marrëdhënieve duhet të shkojë në favor të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës dhe është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon,” i tha ai medias serbe, duke mirëpritur nismën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të nisur një dialog të brendshëm mbi këtë çështje.

Raportuesi i PE-së  për Serbinë theksoi se BE nuk do ta detyrojë as Beogradin, as Prishtinën për të ndërmarrë iniciativën dhe thekson se “normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve kurrë nuk do të arrihet me forcë, por vetëm me marrëveshjen e të dy palëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat