Kryeministrja e Serbisë emëron këtë shqiptar kryetar të organit të përkohshëm të Preshevës

Aktuale

Kryeministrja e Serbisë emëron këtë shqiptar kryetar të organit të përkohshëm të Preshevës

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 21:19
Ana Brnabiq

Qeveria e Beogradit me kryministre Ana Brnabiq ka emrëuar anëtarët e organit të përkohshëm që do të qeverisë me komunën e Preshevës deri në zgjedhjet e reja të parakoheshme dhe për kryetar të organit ka emëruar Shqiprim Arifin, kryetar i Alternativës për Ndryshim.

Sipas vendimt të qeverisë anëtarët e organit të përkohshëm janë Shqiprim Arifi, Armend Aliu, Ardita Sinani, Ragmi Mustafa dhe Branko Trajkoviq.

Këto emërime nga qeveria kanë ardhur pas bllokimit të kuvendit komunal dhe mosmbajtjes së seancave për tre muaj në mungesë të kuorimit, transmeton titulli.

Në bazë të ligjit për vetqeverisje lokale sekretari do ë zgjidhet nga anëtarët e organit të përkohshëm që do të ketë kompetenca të ngajshme me atë sekretarit të kuvendit komunal dhe ati të këshillit komunal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat