Kosova merr mbështetje nga Kanadaja

Aktuale

Kosova merr mbështetje nga Kanadaja

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:01
Ramush Haradinaj me ambasadorin e Kanadasë në Kroaci (jo rezident për Kosovën), Daniel Maksymiuk

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot ambasadorin e Kanadasë në Kroaci (jo rezident për Kosovën), Daniel Maksymiuk.

Haradinaj e vlerësoi lart përkrahjen e Kanadasë në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.

Haradinaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë dhe njëkohësisht edhe vazhdimin e përkrahjes së Kanadasë në këtë proces. 

Haradinaj dhe ambasadori Maksymiuk biseduan edhe për iniciativa të tjera që ndërlidhen edhe me fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

Ambasadori Daniel Maksymiuk, tha se Kanadaja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat