Thaçi: Sulmi ndaj deputetëve serbë është racizëm, ata janë nderi i shoqërisë sonë

Aktuale

Thaçi: Sulmi ndaj deputetëve serbë është racizëm, ata janë nderi i shoqërisë sonë

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 18:44
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se sulmet që bëhen ndaj deputetëve të komunitetit serbë të Kuvendit të Kosovës, janë racizëm.

”Komuniteti serb, nuk janë rreziku për vendin tonë, është nder i kësaj shoqërie. Sulmet që bëhen ndaj deputetëve të komunitetit serb për mua paraqesin racizëm”, është shprehur Presidenti Thaçi..

Këto deklarime Presidenti i vendit i dha sot në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, derisa shtoi se që Kosova të jetë pjesë e OKB-së, duhet të ketë një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë si rezultat i dialogut.

”Që të jemi pjesë e OKB-së duhet të kemi një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë që të mos ndodhë vetoja ruse”.

”Lista Serbe nuk është pengesë për Kosovën”.

”Ftoj shoqërinë civile të jenë shumë sqarues për publikun sepse ngjallin armiqësi. Derisa sulmohet Lista Serbe pse nuk tentohet të ketë Institucione më të konsoliduara. A është vonuar Lista Serbe apo jo nuk është me rëndësi edhe në 2014, 24 orë janë vonuar” ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat