Thaçi: Demarkacioni, çështje vetëm e Kosovës

Aktuale

Thaçi: Demarkacioni, çështje vetëm e Kosovës

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 21:08
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Washington, ka folur për çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, të cilin ai e ka nënshkruar në vitin 2015, version ky që kryeministri i tanishëm vazhdon të mos e pranojë.

Presidenti Thaçi përsërit që për liberalizim të vizave duhet të plotësohen detyrat e dhëna nga Bashkimi Evropian.

Thaçi ka komentuar krijimin e Qeverisë, duke thënë se ‘Kosova nuk u vonua në krijimin e institucioneve’, edhe pse diçka e tillë ndodhi pas gjashtë seancave të dështuara në Kuvend.

Lidhur me qëndrimin e Qeverisë së re për Demarkacionin, Presidenti vetëm se tregon rëndësinë e ratifikimit të tij, pa komentuar përpjekjet e Haradinaj për ta ndryshuar versionin e vitit 2015 që Thaçi e kishte nënshkruar.

Presidenti i vendit, na një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ka thënë se demarkacioni tani është vetëm çështje e Kosovës.

“Çështja e Demarkacionit nuk është më çështje ndërshtetërore Kosovë – Mali i Zi, më tepër është çështje e vetë kosovarëve, që duhet të marrin vendimin e tyre në pParlament”, është shprehur Thaçi.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë nuk ka alternativë tjetër pos bisedimeve mes shteteve.

“Fqinjësia e mirë gjithashtu duhet të ngadhënjejë. Është në interesin e të dy shteteve, të rajonit, por edhe edhe te vetë investimet e Bashkimit Evropian që të ketë paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Paqja mes Kosovës e Serbisë do të thotë stabilitet në rajon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat