Zv.Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur sot delegacionin e komunës së Mitrovicës me kryetarin e komunës Agim Bahtiri.
Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka treguar se Bahtiri e ka informuar atë për situatën aktuale në Mitrovicë dhe kanë biseduar për sfidat e reja në drejtim të bashkëpunimit intevziv me këtë anë.
Zv.Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme, ka takuar edhe bashkëpunëtorin Arbër Geci, i cili e ka nderuar atë me dhuratë shumë të çmuar.
“Sot kisha delegacionin e Komunës së Mitrovicës me kryetarin e komunës Agim Bahtiri, i cili me informoj për situaten aktuale në këtë komunë, dhe biseduam për sfidat e reja në drejtim të bashkëpunimit intenziv me këtë anë, duke pasur parasysh edhe nevojën e madhe për implementimin e projekteve të karakterit ekonomik.
Po ashtu kisha kënaqësine të takoj bashkëpunëtorin tim Arbër Geci, i cili me nderoi me këtë dhuratë shumë të çmuar për mua. Deklaratën e pavarësisë së Kosovës” ka shkruar Pacolli.