Pantina: Ndikimi i Beogradit në qeveri, i rrezikshëm për Kosovën

Aktuale

Pantina: Ndikimi i Beogradit në qeveri, i rrezikshëm për Kosovën

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 20:16
Shqipe Pantina

Shqipe Pantina nga Vetëvendosje, ka thënë që nuk e kanë mbështetur debatin në seancën e votimit të qeverisë, me qëllim që t’i shpërfaqin PAN-it varësinë që kanë nga Lista Serbe.

Tutje Pantina ka cilësuar si mjaft të rrezikshëm ndikimin e Beogradit tek subjektet politike të komunitetit serb në parlamentin e Kosovës.

“Do të ishte më se normale që të kishte deputetë të komuniteteve tjera, duke përfshirë edhe serbët. E keqja qëndron që subjekti politik, që gjoja e përfaqëson komunitetin serb, nuk e përfaqëson atë. Ne nuk jemi kundër që serbët të jenë të përfaqësuar, ne jemi kundër që Serbia të ketë ndikim të drejtpërdrejtë” ka thënë Shqipe Pantina në një intervistë në Info Magazine.

Tutje Pantina ka thënë që do të ishte mjaft e keqe në qoftë se Lista Serbe ka kusht krijimin e “Zajednicës” apo mos krijimin e FSK-së.

Sa i përket Ramush Haradinajt dhe rolit të tij gjatë luftës në Kosovë, Shqipe Pantina ka thënë që kjo i përket të kaluarës.

“Unë e votoj një qeveri e një kryeministër për atë çka ofron, për të tashmen, jo për të kaluarën. Për atë çka kanë bërë në të kaluarën ekziston ligji për veteranët. Unë sot dua ta votoj për politikat e tij, për atë çka ofron për katër vitet e ardhshme” deklaroi Pantina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat