Zeka: Rruga jonë vazhdon e ndarë nga PAN, do të jemi pozitë e opozitë

Aktuale

Zeka: Rruga jonë vazhdon e ndarë nga PAN, do të jemi pozitë e opozitë

Nga: B.S Më: 12 shtator 2017 Në ora: 15:45
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka konfirmuar se deputetët e Nismës tashmë do ta funksionojnë ndaras nga PAN.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se do jenë edhe pozitë edhe opozitë dhe do ta mbrojnë interesin e qytetarëve, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Prej sot, rruga jone parlamentare, do te vazhdoje e ndare nga PAN-i. Do kemi qendrime te perbashketa, po edhe te ndara.
Prej sot, do jemi edhe pozite, edhe opozite. Çdo propozim, çdo iniciative qe shkone ne interes te vendit, to ta kete mbeshtetjen e NISM es, ne krye me Bilall Sherifin. Keto iniciativa munden me ardhe nga çdo force politike. Do ta deshmojme, qe ne nuk jemi numera, po jemi deputet!
Jemi zgjedhe per ta mbrojte interrsin e Kosoves, interesin e qytetareve, pastaj te Nismes, e krejte ne fund, edhe tonin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat