Bajrami: Le ta shohim tash nëse Haradinaj mund ta vendosë kufirin në Çakorr

Aktuale

Bajrami: Le ta shohim tash nëse Haradinaj mund ta vendosë kufirin në Çakorr

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 19:24
Hykmete Bajrami, deputet e LDK-së

Lidhja Demokratike do të ia mbajë tek fytyra kryeministrit të ri premtimin se kufirin e Kosovës me Malin e Zi do ta vendosë në Çakorr, ndryshe nga sa kishte vendosur komisioni qendror i Kosovës i udhëhequr nga Murat Meha.

Hykmete Bajrami, deputet e LDK-së, ka thënë në Info Magazine se madje nëse këtë e bën Ramush Haradinaj, atëherë edhe LDK-ja do ta votonte.

“Tani do të kërkojmë nga Haradinaj që ta mbajë fjalën ashtu sic ka premtuar dhe është zotuar për kufirin në Çakorr”, pohoi Bajrami.

“Nëse e bën këtë, atëherë ne do ta duartrokasim dhe do ta votojmë gjithashtu këtë version”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat