Delawie: Politikanët para interesave personale t’i vënë ato të shtetit

Aktuale

Delawie: Politikanët para interesave personale t’i vënë ato të shtetit

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 11:39
Greg Delawie në takim me Ramamush Haradinaj

(E plotësuar) - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka qenë mysafiri i parë të cilin e ka pritur kryeministri, Ramamush Haradinaj, pas marrjes së postit të kryeministrit.

Pas takimit ambasadori Delawie ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të tij për Kosovën, duke thënë se politikat e SHBA-ve ndaj Kosovës mbesin ato që kanë qenë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë liderëve në Kosovë që interesat shtetërore të vihen para atyre personale.

Delawie: Të gjithë politikanët t’i vënë interesat e shtetit para atyre personale  

“Sapo patra një takim me kryeministrin e ri dhe e bëra të qartë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta vazhdojnë që ta përkrahjen Kosovën si shtet sovran, shumë etnik, demokratikë e cila është e begatshme dhe është në paqe me fqinjët e saj. Prioritetet tona sa i përket politikave, mbesin ato që kanë qenë gjatë viteve të kaluara dhe e shpreha edhe në takim. Kanë të bëjnë me përmirësimin të sundimit të së drejtës me zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e tij. Si dhe përmirësimin e marrëdhënieve dhe sigurisë rajonale. Natyrisht iu bëjë ftesë të gjithë udhëheqësve të rijnë të Kosovës pa marrë parasysh a janë në Qeveri, a janë ministra, deputet të Kuvendit që t’i vënë interesat të shtetit të tyre para të gjitha të tjerëve. Nuk ka kohë për të humbur, Bota po ecë përpara , Evropa po ecë përpara, edhe Kosova duhet që të ecë përpara që të siguroj po ashtu që të marrë vendime të rëndësishëm për t’u siguruar që është në rrugëtimin euro-atlantik “, tha Delawi.

Ndryshe, Ramush Haradinaj sot zyrtarisht ka marrë timonin e të partitë të Qeverisë, nga kryeministri në detyrë Isa Mustafa. 

Delawie pas takimit me Haradinajn: Liderët të vejnë interesat shtetërore para atyre personale

Ramush Haradinaj ka zhvilluar takimin e parë si kryeministër i vendit me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Pas takimit ambasadori Delawie ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të tij për Kosovën, duke thënë se politikat e SHBA-ve ndaj Kosovës mbesin ato që kanë qenë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë liderëve në Kosovë që interesat shtetërore të vihen para atyre personale.

“Amerika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe më te.  Prioritetet tona sa i përket politikave mbeten ato qe kanë qenë. Iu bëjë thirrje të gjithë liderëve që të vejnë interesat shtetërore para atyre personale. Koha po ecë dhe nuk ka kohë për të humbur”, u shpreh Delawie pas takimit me Haradinajn.

Haradinaj  pret në takim  ambasadorin Delawie

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Kështu është bërë  e ditur në  njoftimin për media nga zyra e kryeministrit.

Takimi fillon në orën 12:00, ndërsa ky është takimi i parë i Haradinajt si kryeministër meqë ky i fundit pritet të marrë zyrtarisht detyrën në  orën 11:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat