Reshitaj: Nuk lejojmë askënd të na shantazhojë

Aktuale

Reshitaj: Nuk lejojmë askënd të na shantazhojë

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 20:53
AKR

Ministrja e sapo zgjedhur e Mjedisit, Albena Reshitaj  ka thënë se do të punojë me gjithë qenien dhe që dikasteri i saj të jetë shembull i suksesit.

Ajo ka folur edhe për vendimin e Behgjet Pacollit që t’i bashkohej PAN-it.

“U pa që nuk ishte e mundur një qeveri gjithëpërfshirëse dhe nuk kishte interes për bashkim të shumicës shqiptare, prandaj zotri Pacolli bëri hapin e duhur drejt zhbllokimit të gjendjes politike në vend”, ka shtuar ajo.

Ky është postimi i plotë i saj:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, po ju drejtohem me sinqeritetin më të madh.

Vendit i nevojitej një qeveri sepse po humbnim shumë në çdo sferë, çdo ditë e më teper.

Qytetaret nuk e meritonin që për inate individuale të dikuj, deputetët të merrnin paga, e në të njejtën kohë kuvendi të mbetej i bllokuar, që ministrat e kryeministri në ikje të merrnin paga e në të njejtën kohë të ishin pa fuqi vendimmarrëse…

U pa që nuk ishte e mundur një qeveri gjithëpërfshirëse dhe nuk kishte interes për bashkim të shumicës shqiptare, prandaj zotri Pacolli bëri hapin e duhur drejt çbllokimit të gjendjes politike në vend.

Ne, spektri shqiptar së bashku me komunitetet e të gjitha pakicave do të qeverisim vendin, gjithmon duke respektuar kushtetuten dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës. Në asnjë mënyrë nuk e lejojmë askënd që të shantazhoj institucionet e Republikës sonë.

Unë sot pranova një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme në qeverinë e Kosovës, atë të ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Përulem para juve qytetarë të dashur dhe ju garantoj se do të punoj me gjithë qenien time që dikasteri që unë drejtoj të jetë shembull i suksesit.

Ju faleminderit.
Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat