Deda: Serbia po vendos në Kosovë

Aktuale

Deda: Serbia po vendos në Kosovë

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 19:03
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka uruar që kjo Qeveri që pritet të votohet mos të ketë jetë të gjatë, pasi është shumicë funksionale por është një shumicë e pazareve.

Sipas tij, kjo situatë sot tregon që pas 18-të vitesh dikush tjetër tregon se është zot shtëpie në Kosovë, e sipas tij ai është Vuçiqi.

Deda po ashtu tha se sipas informatave që i ka deputetët serb pritet të vijnë në Kuvend rreth orës 19:00.

Deda: Kjo tregon që pas 18-të vjetëve dikush tjetër është zot shtëpie

“Nuk do të jetë një shumicë funksionale do të jetë një shumicë e pazareve. Vetëm uroj që sa më shkurt ë zgjat jetëgjatësia e kësaj shumice të re në Kosovë. Po natyrisht se do të kthehemi. Eshët mocioni i Vetëvendosje, LDK-së dhe Alternatives, mua më duket këta po e presin ardhjen e deputetëve të Listës Serbe nga Beogradi. Edhe kjo tregon diçka. Kosovën 18 vjet pas lufte, ku dikush tjetër pas 18 vjetëve donë e tregu që është zot shtëpie këtu. E faj për këtë situata ku Vuçiqi me Serbinë pas 18 vjetëve vendosin në Kosovë, janë partitë politike të Kosovë......Unë dëgjova që do të vinë se do të vijnë në ora 7 e 30...Në momentin që vijnë do të zbresim edhe ne në seancë” , tha Deda.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat