Reagon Gecaj: Haradinaj mund të emërohet kryeministër vetëm me lejen e Vuçiqit

Aktuale

Reagon Gecaj: Haradinaj mund të emërohet kryeministër vetëm me lejen e Vuçiqit

Nga: Bota sot Më: 9 shtator 2017 Në ora: 10:05
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj zgjedhjes së mundshme sot të Ramush Haradinajt kryeministër të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka përmendur kohën kur Haradinaj u bë kryeministër nga presidenti Ibrahim Rugova, duke thënë se kjo ishte bërë për interes të shtetit, pasi në atë kohë ‘krahu i luftës’ ishte me potencialin më të madh për ta destabilizuar vendin, ndërsa që emërimi i tij kryeministër e përpjesëtonte rrezikun, përcjell Bota sot.

Gecaj thotë se tani Haradinaj mund të bëhet kryeministër vetëm me lejen e Vuçiqit.

Postimi i plotë:

KRYEMINISTRI I RUGOVËS ISHTE DIÇKA TJETËR

Po epen ditëve të fundit teori “fantastiko-shkencore” se pse dikur Dr. Ibrahim Rugova e kishte bërë kryeministër Ramush Haradinajn. Si gjithherë në veprimet e tij, Dr. Rugova e kishte bërë edhe këtë për interes të shtetit dhe për shkak të pragmatizmit të pastër politik. Krahu i vetëquajtur “krahu i luftës” ishte atë kohë elementi me potencialin më të madh destabilizues në Kosovën e pasluftës, derisa emërimi i Haradinajt kishte mundësuar përpjesëtimin e atij rreziku, dhe rrjedhimisht edhe mënjanimin e mundësisë për një destablizim fatal të shtetit të ri. Situata e sotme është krejtësisht tjetër. Sot Haradinaj (mund të) emërohet kryeministër vetëm me “izen” e Vuçiqit, përmes veprimeve korruptive e shantazhuese të sekserëve matrapazë, por edhe për shkak të pamundësisë së realizmit të ëndrrës grykësore të Kadri Veseli; ëndërr të cilën e fundosi një herë e përgjithmonë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat