Mësohen emrat e tre ministrave serbë në qeverinë Haradinaj

Aktuale

Mësohen emrat e tre ministrave serbë në qeverinë Haradinaj

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 17:18
Lista serbe

Lista Serbe ka vendosur për emrat e ministrave të vet, që do të udhëheqin në tri ministri në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Televizioni publik, kanali në gjuhën serbe, ka zbuluar emrat e tre ministrave që do të jenë në krye të tri ministrive në Qeverinë e re.

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Ivan Teodosijeviq, i cili ka udhëhequr këtë ministri që nga mandati i kaluar.

Image

Ministri për Kthim dhe Komunitete do të vazhdojë të jetë Dalibor Jevtiq, i cili në tri mandate ka drejtuar këtë ministri, ndërsa ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Nenad Rikalo, e që aktualisht është anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat