Krasniqi tregon arsyet pse Lista Serbe nuk do të ndajë subvencionet e bujqësisë

Aktuale

Krasniqi tregon arsyet pse Lista Serbe nuk do të ndajë subvencionet e bujqësisë

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 19:29
Memli Krasniqi

Ministri i Bujqësisë në largim Memli Krasniqi, nuk është duke e parë problem që Ministria e Bujqësisë të udhëhiqet nga Lista Serbe.

Në një intervistë në televizionin, Dukagjini ai ka thënë se serbët kanë udhëhequr mandatit e kaluar ministri që ka pas buxhet edhe më të madh se që e ka Ministria e Bujqësisë.

Po ashtu ai ka thënë se subvencionet në Ministrinë e Bujqësisë nuk varen nga Lista Serbe.

“Ata kanë udhëhequr edhe Ministrin edhe të Mirëqenies Social që e ka buxhetin më të madh të buxhetit, ne funksionojmë bazuar në programin e zhvillimit rural dhe Agjencionit të Zhvillimit të Bujqësisë”.

Ai është shprehur se ministria është vetëm politikë bërje, Agjencioni i zhvillimit të Bujqësisë merr vendimet e fundit për subvencionet që ndahen për bujqit varet nga ky Agjencion.

Fillimisht Ministria e Bujqësisë i është ndarë Aleancës për Kosovën e Re, mirëpo gjatë bisedimeve të djeshme është vendosur që ajo t’i takoj Listës Serbe.

Lista Serbe në mandatin e ri qeverisës do të udhëheq tri ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat