Jakup Krasniqi tregon a do të bëhet ministër, hedh dyshime te PAN-AKR

Aktuale

Jakup Krasniqi tregon a do të bëhet ministër, hedh dyshime te PAN-AKR

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 09:16
Jakup Krasniqi

(E plotësuar) - Nismës për Kosovën iu nda Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por duket se ajo do ta ketë problem për të gjetur prijësin ideal të këtij dikasteri. Sot u përfol Jakup Krasniqi si mundësi për ta udhëhequr këtë dikaster, mirëpo ai nuk mendon ashtu.

Por Krasniqi ka mohuar të jetë përfolur emri i tij.

“Nuk ka gjë të vërtetë nga ai lajm”, ka thënë Krasniqi.

Madje, Krasniqi ka thënë se për arsimin duhet angazhim i gjithë faktorëve, por ai është shprehur skeptik se ‘arsimit do t’i qasen me gjithë mend’.

Ai dyshon në koalicionin e ri, pasi thotë se nuk e di që kjo përbërje politike mund ta marrë seriozisht arsimin.

“Nuk e di se sa kjo përbërje politike është e gatshme që arsimit t’i qaset me gjithë mend!”, ka thënë Krasniqi.

Madje ai ka thënë se duhet shumë guxim për t’u përballur me problemet e arsimit në këtë ‘katrahurë politike’.

I pyetur se nëse i kërkon Nisma që të jetë ministër a do ta pranonte, Krasniqi ka thënë se Nisma e di përgjigjen.

“E keni përgjigjen, edhe Nisma e di përgjigjen. Duhet shumë guxim për t’u përballur me problemet e arsimit në këtë katrahurë politike”, ka shtuar ai.

Dyshimet e Krasniqit ndaj koalicionit që po krijon institucionet nuk janë të reja.

Ai madje ishte kundër kandidimit në zgjedhjet e 11 qershorit, pasi siç u mësua, nuk është i kënaqur me zhvillimet në partinë e tij.

***

Koalicioni fitues PAN sëbashku me Presidentin e Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacollin tashmë i kanë ndërë edhe ministritë. Ndërsa flitet që Ministria e Punëve të Jashtme do të udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, albeu mëson emrin që mund ta drejtojë Ministrinë e Arsimit.

Sipas burimeve, kjo ministri e cila zyrtarisht i takon NISMA për Kosovën, do të udhëhiqetnga Jakup Krasniqi. "Flitet se Krasniqi do të emërohet ministër i arsimit, shkencës e teknologjisë" ka cituar ky burim.

Ndërkaq, Krasniqi nuk ka pranuar të jetë kandidat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kështu që mund të jetë një arsye më shumë për të qenë në krye të kësaj ministrie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat